Rusia nuk ka marrë ende përgjigje nga Ukraina në lidhje me propozimet e saj të fundit për një marrëveshje të mundshme paqeje, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
“Që nga mëngjesi i sotëm, në kohën e përgatitjes për konferencën, pala ruse nuk ka marrë një përgjigje”, raporton Reuters.
Të dyja palët u takuan për bisedimet e paqes në Stamboll një muaj më parë, por nuk ka pasur asnjë përparim të rëndësishëm që atëherë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bisedimet e paqes do të vazhdojnë me Rusinë, pavarësisht se e akuzon Moskën për krime lufte dhe gjenocid. /abcnews.al