Rusia pretendon se ka rrëzuar një dron ukrainas mbi Moskë

schedule07:42 - 7 Tetor, 2023

schedule 07:42 - 7 Tetor, 2023

Forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron ukrainas afër Moskës këtë mëngjes, i cili nuk duket të ketë shkaktuar dëme apo lëndime, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Sulmi, i zmbrapsur mbi rajonin Istra, në veriperëndim të kryeqytetit, ishte një përpjekje e Ukrainës për të sulmuar objektet ruse, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas TASS.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha përmes platformës së mesazheve Telegram se sipas raporteve fillestare nuk kishte viktima apo dëme, por se “shërbimet e urgjencës po punojnë në vendngjarje”, raportoi TASS.

Sipas të njëjtës agjenci të lajmeve, fluturimet kanë rifilluar në aeroportet Vnukovo dhe Sheremetyevo të Moskës pasi janë pezulluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!