Rusia pretendon se ka marrë në kontroll fshatin Pisky në rajonin e Donetskut

schedule13:55 - 13 Gusht, 2022

schedule 13:55 - 13 Gusht, 2022

Rusia pretendon se ka marrë plotësisht në kontroll fshatin Pisky në rajonin e Donetskut.   Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar një deklaratë Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Reuters nuk mundi ta konfirmonte menjëherë raportin. Forcat ushtarake ruse, si dhe forcat e mbështetura nga Rusia, thanë se kishin kontrollin e plotë të Piskit më shumë se një javë më parë.

Po ashtu e njejta ministri tha se forcat ruse shkatërruan një sistem raketor HIMARS të SHBA-së  pranë Kramatorsk, si dhe një magazinë kur ruheshin municionet raportoi Interfax.

/abcnews.al