Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e 1/3 e territorit të Severodonetsk

schedule08:29 - 31 Maj, 2022

schedule 08:29 - 31 Maj, 2022

Forcat ruse pretendojnë se kanë marrë kontrollin e rreth një të tretës së qytetit kyç lindor të Ukrainës, Severodonetsk. Të hënën, tanket dhe trupat ruse filluan të avancojnë në qytet, më i madhi në Donbas që ende është në kontrollin e Ukrainës, shkruan The Guardian.

“Ne mund të themi tashmë se një e treta e qytetit është tashmë nën kontrollin tonë”, tha Leonid Pasechnik, kreu i Republikës Popullore të Luhansk, të mbështetur nga Rusia, për agjencinë shtetërore ruse  TASS të martën në mëngjes.

Pasechnik tha se luftimet vazhdojnë ende në të gjithë qytetin.

Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se 90% e ndërtesave në Severodonetsk janë shkatërruar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!