Ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar se forcat e saj u tërhoqën nga zonat në veri të Bakhmut, duke pretenduar se ata u zhvendosën në pozicione më të favorshme mbrojtëse.
“Për të rritur stabilitetin e mbrojtjes, njësitë e grupit “Southern” të trupave ruse u vendosën në Maloilyinovka,” tha ministria në përditësimin e saj të përditshëm të premten.
Lëvizja, sipas ministrisë do t’i lejonte trupat e saj të përfitonin nga kushtet e favorshme të rezervuarit të Berkhivka, por në mënyrë efektive konfirmon humbjen e disa kilometrave të territorit nga forcat ruse.
Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin iu përgjigj ministrisë, duke thënë, “kjo quhet tërheqje dhe jo rigrupim”, duke premtuar më shumë detaje në një fazë të mëvonshme.
/abcnews.al