Rusia: Polonia është një vend agresiv, ka nevojë për vëmendje

schedule14:52 - 20 Korrik, 2023

schedule 14:52 - 20 Korrik, 2023

Vendimi i Polonisë për të vendosur forca përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë është një arsye për tu shqetësuar, tha në një deklaratë ditën e sotme Kremlini.

Në një telekonferencë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti Poloninë një vend “agresiv” dhe të etur për vëmendje.

Polonia njoftoi në fillim të këtij muaji se do të dërgojë 500 oficerë policie për të forcuar sigurinë në kufirin e saj me Bjellorusinë për t’u marrë me rritjen e numrit të emigrantëve që kalojnë rajonin dhe kërcënimet e mundshme pas zhvendosjes së luftëtarëve të Ëagner në Bjellorusi.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë dhe është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, tha sot pasi Bjellorusia njoftoi se mercenarë nga organizata ruse Wagner do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake pranë kufirit.

/abcnews.al