“Rusia po rekruton njerëz në Kosovë për të luftuar në Ukrainë”, Karamuço: Dy lëvizjet që mund të bëjë Putini

schedule09:22 - 9 Maj, 2022

schedule 09:22 - 9 Maj, 2022

Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se Rusia po rekruton njerëz në Kosovë dhe Mal të Zi për të luftuar në Ukrainë. “Ka informacione se Rusia po rekruton njerëz në Kosovë dhe Mal të zi për t’i çuar ushtarë krah ushtrisë ukrainase dhe kundër rusëve.

E patë se çfarë ndodhi para dy muajsh. Ishte kryefjalë që shtetasit shqiptar po luftojnë krah vëllezërve ukrainas. Kjo bëhet nëse duan të krijojnë një problem në Ballkan.“, tha ai. Eksperti shpjegon se çfarë lëvizjesh mund të marrë lideri rus. “Ka një profilizim kriminal.

Një nga gjërat që mori G7 është se ky njeri do të vihet para drejtësisë. I është ngritur akuzë. Parashikoj se për shkak të këtij tensioni që ka përballë, ose do të kundërvihet në forma të tilla të luftës hibride ose do të negociojë për të legjitimuar Krimenë, Donbasin dhe për të futur Transnistrian. 

Dhe në fund të thotë se ne fituam, morën atë që deshëm. Pushtimi që mund të shpallë sot ndaj Ukrainës na kthen në një axhendë që do të thotë Luftë e Tretë Botërore. Për shkak se jemi vend i NATO-s, rrezikohemi dhe ne“, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!