Rusia po planifikon stacionin e saj hapësinor në vitin 2025

schedule10:37 - 21 Prill, 2021

schedule 10:37 - 21 Prill, 2021

Ndërsa tensionet ziejnë midis Rusisë dhe një numri vendesh perëndimore, kreu i agjencisë ruse të hapësirës ka njoftuar se ka filluar puna për një stacion hapësinor të vetin.

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) u nis në vitin 1998 nga agjencitë hapësinore ruse dhe amerikane, dhe është përshëndetur për bashkëpunimin e tij shembullor që përfshin shumë vende. Por zyrtarët rusë kanë treguar se ata mund të tërhiqen nga ISS, në vitin 2025.

Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos thotë se marrëveshja e saj me partnerët ndërkombëtarë mbaron në 2024. Një vendim mbi të ardhmen e ISS do të merret me kushtin e moduleve të saj teknikë, të cilët “kanë arritur fundin e jetës së tyre të shërbimit”, dhe mbi planet e Rusisë për stacionin e vet të shërbimit orbital./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!