Rusia po “infiltron” ushtarë në Ukrainë nëpërmjet Gjeorgjisë

schedule19:44 - 25 Mars, 2022

schedule 19:44 - 25 Mars, 2022

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka dhënë një përditësim mbi luftën në Ukrainë. Zyrtari, identiteti i të cilit mbetet anonim, tha se Rusia po tenton të dërgojë përforcime ushtarakeme nga Gjeorgjia.

Ky hap mund të zgjasë konfliktin Rusi-Ukrainë.

Zyrtari tha se Rusia ka lëshuar më shumë se 1250 raketa në objektivat ukrainas që nga fillimi i pushtimit, por nuk kishte arritur të bëjë ndonjë përparim në kryeqytetin e Kievit.

Megjithatë, ai vuri në dukje se Rusia duket po i jep përparësi rajonit lindor të Donbasit në vend të kryeqytetit.

Rusia la të kuptohet për një zvogëlim të mundshëm të synimeve të saj në Ukrainë sot, duke thënë se faza e parë e operacionit të saj ushtarak ka përfunduar dhe se tani e tutje do të fokusohet në “çlirimin” e plotë të rajonit të Donbasit./abcnews.al/