“Rusia po bën presion”, Stoltenberg: Vonesat në dërgimin e mjeteve ushtarake në Kiev do të kenë pasoja

schedule12:52 - 3 Prill, 2024

schedule 12:52 - 3 Prill, 2024

“Unë mirëpres faktin që aleatët vazhdojnë të dërgojnë sasi të mëdha armësh, municionesh dhe pajisjesh në Ukrainë, por vendi ka nevoja urgjente: çdo vonesë në dërgimin e ndihmave do të ketë pasoja në fushën e betejës.”

Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në margjinat e takimit të Ministrave të Jashtëm në Bruksel.

“Ne duhet të ndryshojmë dinamikën, duke siguruar ndihmë të parashikueshme në fushën e sigurisë për Ukrainën, me më pak kontribute vullnetare dhe më shumë me angazhimet e NATO-s, më pak me oferta afatshkurtra dhe më shumë me angazhime afatgjata”.

“Prandaj, ministrat do të diskutojnë se si NATO mund të marrë përsipër përgjegjësi më të madhe për koordinimin e shpërndarjes së pajisjeve ushtarake dhe ofrimin e trajnimit për Ukrainën, duke ankoruar të gjitha këto brenda një kuadri të NATO-s. Ne do të diskutojmë gjithashtu një financim shumëvjeçar angazhimin për të miratuar ndihmën për Ukrainën në luftën kundër Rusisë”, përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!