Rusia planifikon të rrisë prodhimin e gazit të lëngshëm natyror pavarësisht sanksioneve të SHBA

schedule21:19 - 9 Nëntor, 2023

schedule 21:19 - 9 Nëntor, 2023

Rusia nuk do të braktisë planet për të rritur prodhimin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në 100 milionë tonë në vit për shkak të sanksioneve të SHBA-së, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Në një paketë të re sanksionesh të shpallur këtë muaj, Shtetet e Bashkuara synuan entitetin më të madh rus të lidhur me zhvillimin, funksionimin dhe pronësinë e një projekti masiv në Siberi të njohur si Arctic-2 LNG.

“Askush në vendin tonë nuk po përgatitet të heqë dorë nga planet e mëdha që ekzistojnë për këtë projekt apo projekte të tjera të ngjashme. Zhvillimi i infrastrukturës së prodhimit të LNG-së është prioriteti ynë në sektorin e energjisë”, tha Zakharova në konferencën javore të ministrisë së saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!