Rusia pezullon eksportin e plehrave, Putin paralajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve

schedule17:10 - 10 Mars, 2022

schedule 17:10 - 10 Mars, 2022

Ministri rus i industrisë Denis Manturov tha se Rusia ka vendosur të pezullojë përkohësisht eksportet e plehrave, ndërsa Putin paralajmëron se çmimet e ushqimeve mund të rriten, si pasojë e sanksioneve të njëpasnjëshme nga Perëndimi.

Gjatë një fjalimi të mbajtur sot, Putin paralajmëroi se nëse Perëndimi “krijon probleme” për Rusinë, atëherë do të ketë “pasoja negative të pashmangshme për tregjet botërore” me çmimet e ushqimeve mund të rriten edhe më shumë.

Lexo edhe: Rusi: Bjellorusia riktheu furnizimin me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit

Ministria ruse e Industrisë dhe Tregtisë rekomandoi javën e kaluar pezullimin e eksportit të plehrave derisa të rifillojnë shërbimet normale të transportit brenda dhe jashtë Rusisë.

Një lëvizje e tillë ka të ngjarë të shohë rritje të çmimeve, duke dëmtuar potencialisht fermerët në mbarë botën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!