Rusia ka përdorur tashmë gjithsej 86 dronë kamikaze Shahed-136 për të goditur Ukrainën, 60% e tyre u shkatërruan nga forcat ukrainase.
Lajmi u bë i ditur nga Oleksiy Hromov, Zëvendës Shefi i Departamentit Kryesor të Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës në një konferencë.
“Mbrëmë, forcat dhe mjetet e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar 9 nga 12 dronë kamikaze.
Ai shtoi se armiku do të vazhdojë të terrorizojë popullsinë civile të Ukrainës por Forcat e Armatosura të Ukrainës do të mbrojnë qiellin e Ukrainës, duke bërë çdo përpjekje për të minimizuar pasojat e bombardimet e armikut.
/abcnews.al