Rusia: Parandaluam një sulm me gaz toksik në Zaporizhia nga Kievi

schedule10:59 - 27 Shkurt, 2024

schedule 10:59 - 27 Shkurt, 2024

Rusia tha se  kishte penguar një sulm me gaz toksik që po përgatitej nga shërbimet e inteligjencës ukrainase në rajonin Zaporizhia të Ukrainës jugore, i cili është pjesërisht nën kontrollin e forcave ruse.

“Një përpjekje e shërbimeve sekrete ukrainase për të kryer një sulm në rajonin e Zaporizhia duke përdorur ekuivalentin e një agjenti toksik ushtarak “BZ” sipas klasifikimit të NATO-s është paradaluar,” njoftoi shërbimi rus i sigurisë FSB.

Agjentët toksikë të sekuestruar në këtë operacion përdoren për prodhimin e armëve kimike të shkatërrimit në masë dhe janë projektuar në SHBA, tha FSB në një deklaratë.

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim për sulmin dhe prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë ndërsa tre shtetas ukrainas janë arrestuar.

Zaporizhi është një nga katër rajonet e Ukrainës,  së bashku me Kherson, Donetsk dhe Luhansk  që Rusia njoftoi se do t’i aneksonte në vitin 2022, megjithëse ato nuk kontrollohen plotësisht nga ushtria ruse.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!