Rusia pengoi sot një sulm me dron gjatë natës në rajonin e Moskës, tha kryebashkiaku i kryeqytetit rus, duke shtuar se nuk pati viktima apo dëme.
“Sot forcat e mbrojtjes ajrore të Lyubertsy në lindje të Moskës parandaluan një përpjekje të re sulmuar me dron kundër Moskës,” shkroi Sergey Sobyanin në Telegram.
Sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar apo dëme”, shtoi ai.
Ndërkohë, aeroporti Vnukovo i Moskës vendosi kufizime të fluturimeve për një kohë të shkurtër mëngjesin e sotëm për shkak të tentativës për sulm.
Përveç kësaj, në rajonin e Kurskut, në kufi me Ukrainën guvernatori Roman Starovoit vuri në dukje se ” dy drone ukrainas” shënjestruan qytetin e Kurchatov, duke shkaktuar dëme në një ndërtesë qeveritare dhe një ndërtesë banimi, pa dhënë detaje të tjera.
Sulmet me dronë ukrainas kundër territorit rus dhe gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014 janë shtuar javët e fundit.
Në këtë kontekst, Sobyanin tha se dëshiron të zgjerojë dhe forcojë mbrojtjen kundërajrore të Moskës, për shkak të rritjes së sulmeve me dronë ukrainas.
/abcnews.al