Rreziku i një përplasjeje midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është i lartë . Kështu ka deklaruar ambasadori i Moskës në Uashington, Anatoly Antonov, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Tass, sipas mediave të huaja.
“Shtetet e Bashkuara po bëjnë një “luftë me prokurë” kundër Rusisë në territorin e Ukrainës, rreziku i një konfrontimi midis dy shteteve është i lartë.
Është e vështirë, shtoi diplomati, të thuhet se kur mund të rifillonin bisedimet për dialogun strategjik mes dy palëve, por deri më tani bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve kanë qenë efektive,” theksoi ai.
/abcnews.al