Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për dërgimin e armëve në Ukrainë, sipas një deklaratë të ambasadorit rus në Uashington, shkruan The Guardian.
“Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të dërgonin armë në Ukrainë dhe ne kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike,” tha Anatoly Antonov.
Antonov tha i kishte dërguar një notë zyrtare diplomatike Uashingtonit duke i shprehur shqetësimet e Rusisë pas vizitës së sekretarit të shtetit të SHBA-së Antony Blinken në Kiev.
/abcnews.al