Rusia paralajmëron SHBA-në: Kërcënimet kundër nesh po shtohen

schedule14:57 - 6 Korrik, 2023

schedule 14:57 - 6 Korrik, 2023

Marrëdhëniet Uashington-Moskë po përkeqësohen edhe më shumë.  Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, tha se kërcënimet ndaj Rusisë nga aleanca ushtarake e NATO-s e udhëhequr nga SHBA-ja janë në rritje, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Patrushev tha “vendosja e forcave ushtarake të NATO-s pranë kufijve të Rusisë, intensifikimi i aktiviteteve të zbulimit dhe vendosja e armëve taktike bërthamore në Europë janë duke rritur edhe më shumë kërcënimet ushtarake ndaj Rusisë”.

Patrushev tha gjithashtu se Ukraina ka kryer më shumë se 70 sulme me dronë në Krime këtë vit dhe gjithashtu ka kryer sulme në rajonet e Krasnodarit dhe Rostovit të Rusisë jugore.

“Objektivat janë zakonisht infrastruktura energjetike dhe industriale, shkatërrimi i së cilës po kërcënon  njerëzit dhe paqen,” tha Patrushev në një takim sigurie të mbajtur në qytetin e Krasnodarit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!