Rusia paralajmëron Izraelin: Vrasja e civilëve, e papranueshme

schedule15:46 - 19 Maj, 2021

schedule 15:46 - 19 Maj, 2021

Konflikti midis Izraelit dhe Palestinës vazhdon tashmë prej 9 ditësh, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur. Shumë vende kanë bërë thirrje për armëpushim mes tyre edhe Rusia.

Një zyrtar i lartë rus paralajmëroi ambasadorin e Izraelit duke thënë se vrasja e civilëve ishte e papranueshme. Ndërkohë nga ana tjetër, kryeministri Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se sulmet nga ana e Izraelit synojnë të pengojnë Hamasin dhe se nuk ka një afat për fundin e bombardimeve.

Gjithashtu ai nuk përjashtoi mundësinë për të “pushtuar” vendin, pavarësisht se Rusia dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!