Shpërthime të shumta janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas zyrtarëve dhe mediave, të cilët siguruan se mbrojtja ajrore mori masa.
Rusia ka kryer një sërë sulmesh intensive me raketa dhe sulme me UAV që nga tetori 2022, duke synuar si instalimet ushtarake ashtu edhe infrastrukturën civile. Sulmet e sotme vijnë më pak se 24 orë pasi një sulm në Kherson vrau 21 persona, sipas Kievit.
Rrjeti televiziv shtetëror ukrainas raportoi për shpërthime në Zaporizhia Yuriy Malasko, kreu i komandës ushtarake rajonale. Mediat ukrainase raportuan edhe për shpërthime në Odessa. Sirenat paralajmëruese të mbrojtjes ajrore u dëgjuan në shumicën e rajoneve lindore të vendit.
Sipas Pravda ukrainase, fragmentet e dronëve rusë që sulmuan Odesën ishin shkruar me fraza të tilla si “Për Moskën”.
/abcnews.al

