Rusia nuk ndal sulmet në Kharkiv, 21 të plagosur, mes tyre 3 të mitur

schedule09:11 - 15 Maj, 2024

schedule 09:11 - 15 Maj, 2024

Të paktën 21 civilë, duke përfshirë dy vajza 12-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar, u plagosën në sulmet ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv të marten.

Forcat ruse përdorën bomba rrëshqitëse në tre valë sulmesh, duke goditur më shumë se 20 objektiva, sipas Oleksandr Filchakov, prokurori i rajonit Kharkiv.

Bombat rrëshqitëse mund të mbajnë qindra kilogramë eksploziv dhe hidhen nga avionët të cilët, në rastin e sulmeve në rajonin kufitar të Kharkiv nuk kanë nevojë as të hyjnë në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Filchakov tha se disa blloqe apartamentesh, një qendër tregtare dhe një institucion arsimor u dëmtuan si pasojë e bombardimeve.

Sulmi vjen ndërsa forcat ruse vazhdojnë avancimin e tyre në rajonin e Kharkiv. Trupat ruse po rimarrin kontrollin e fshatrave dhe zonave të Ukrainës që u detyruan nga fundi i vitit 2022  të tërhiqeshin gjatë një kundërofensive ukrainase.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!