“Rusia nuk kërcënoi NATO-n”, Orban: Duhet të ketë një zonë neutrale në Ukrainë

schedule11:50 - 29 Mars, 2024

schedule 11:50 - 29 Mars, 2024

“Vendet e NATO-s nuk kërcënohen nga një sulm nga Rusia, por do të ishte më mirë nëse një zonë neutrale në Ukrainë do të mbetet mes tyre”.

Kështu është shprehur kryeministri hungarez, Viktor Orban në një bisedë me ish-kancelarin austriak Wolfgang Schuesselotuar, shkruan Tass.

Nuk ka rrezik të një sulmi rus ndaj një vendi anëtar të NATO-s, tha Orban. Duke folur për Ukrainën, ai gjithashtu vuri në dukje se Moska nuk do të pajtohej kurrë me pranimin e këtij vendi në NATO, sepse kjo do ta afronte aleancën me kufijtë e Rusisë.

Kryeministri hungarez sugjeroi t’i hidhej një sy hartës politike dhe tha se do të ishte ideale që Ukraina, si fqinji i afërt i Rusisë, të krijonte një zonë tampon me garanci sigurie, sepse nëse kjo nuk do të ndodhte, ukrainasit mund të humbnin fare vendin e tyre.

Schuessel nuk u pajtua, duke argumentuar se Perëndimi duhet të nisë menjëherë negociatat me Ukrainën për pranimin e saj jo vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!