Rusia: Nuk kemi nevojë të përdorim armë bërthamore në Ukrainë

schedule10:15 - 16 Gusht, 2022

schedule 10:15 - 16 Gusht, 2022

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Rusia nuk ka nevojë të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, sipas The Guardian.

Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, Shoigu tha gjithashtu se operacionet ushtarake të Ukrainës janë planifikuar nga SHBA dhe Britania dhe se NATO ka rritur dislokimet e trupave në Europën Lindore dhe Qendrore “disa herë”.

Theksojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sërish ditën e djeshme se nëse do të ndodhte një “katastrofë” në termocentralin bërthamor të Zaporizhia në jug të Ukrainës, i cili është nën kontrollin rus që nga marsi, e gjithë Europa do të ishte në rrezik.

Centrali bërthamor në Zaporizhia, më i madhi në Europë, u mor më kontrollin e forcave ruse në fillim të marsit, në fazën fillestare të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Që nga fundi i korrikut, disa sulme artilerie janë raportuar në central, për të cilat palët ndërluftuese fajësojnë njëra-tjetrën, duke ngritur shqetësimin se mund të shkaktohet një fatkeqësi bërthamore.

Çështja gjithashtu u diskutua javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!