Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Aleksandar Grushko tha sot se Rusia nuk ka ndërmend të hyjë në një konflikt ushtarak me NATO-n apo vendet anëtare të Aleancës.
“A është ai bllok ushtarak gati për një konflikt të hapur me Rusinë? Ne duhet të pyesim anëtarët e NATO-s.
Në çdo rast, ne nuk kemi synime të tilla në lidhje me vendet anëtare të aleancës,” tha Grusko,
Gjatë viteve të mëparshme, Rusia është ankuar për praninë e NATO-s pranë kufijve të saj perëndimorë, ndërsa aleanca ka theksuar se zgjerimi është për të frenuar agresionin rus.
/abcnews.al