Autoritetet ruse këtë të hënë kanë konfimruar se nuk do të zgjasin marrëveshjen për të lejuar eksportin e grurit në Dëtin e Zi.
Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani nuk kishte asnjë sinjal, dhe tashmë Rusia ka deklaruar për Ukrainën, Turiqinë dhe OKB se nuk do të ketë zgjatje të marrëveshjes.
Marrëveshja kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit ukrainas, i cili është thelbësor për ushqimin në disa nga rajonet më të varfra të botës.
Marrëveshja ishte caktuar të përfundonte sot, por Rusia nuk kishte sinjalizuar nëse do të lejonte një zgjatje.
Moska ka kërkuar që të hiqen pengesat në eksportet e saj të grurit dhe plehrave./abcnews.al