Qeveria ruse do të jetë në gjendje të detyrojë bizneset të furnizojnë ushtrinë me mallra dhe t’i detyrojë punonjësit e tyre të punojnë jashtë orarit sipas dy ligjeve për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë, të miratuara në një votim fillestar në parlament të martën.
Masat do ta vendosin në mënyrë efektive Rusinë në një bazë të ekonomisë së luftës, gati 19 javë pas pushtimit, të cilin ajo e përshkruan si një “operacion special ushtarak”.
“Ngarkesa në industrinë e mbrojtjes është rritur ndjeshëm. Për të garantuar furnizimin me armë dhe municione, është e nevojshme të optimizohet puna e kompleksit ushtarak-industrial dhe ndërmarrjeve që janë pjesë e zinxhirëve të bashkëpunimit”, tha zëvendëskryeministri Yuri Borisov. /abcnews.al