Rusia ndalon shitjen e smartphonëve, kjo është arsyeja

schedule07:56 - 22 Nëntor, 2019

schedule 07:56 - 22 Nëntor, 2019

Rusia ka miratuar një ligj që ndalon shitjen e disa pajisjeve që nuk kanë të instaluar softwar rus.

Ligji do të hyjë në fuqi në korrik të vitit 2020 dhe përfshin telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe televizorët “e mençur”.

Përkrahësit e legjislacionit thonë se ka për qëllim promovimin e teknologjisë ruse dhe lehtësimin e njerëzve në vend për të përdorur pajisjet e tyre.

Por ka shqetësime për mbikëqyrjen dhe frikën se firmat mund të tërhiqen nga tregu rus.

Ligji nuk do të thotë që pajisjet nga vendet e tjera nuk mund të shiten me programin e tyre normal, por “alternativat” ruse gjithashtu do të duhet të instalohen.

Legjislacioni u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit e Rusisë të enjten. Një listë e plotë e pajisjeve të prekura dhe softwar i bërë nga Rusia që duhet të instalohet paraprakisht do të përcaktohet nga qeveria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!