Rusia: Moska vazhdon të bëjë presion ndaj Ankarasë për të mos nisur operacion tokësor në Siri

schedule11:07 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 11:07 - 12 Dhjetor, 2022

Moska vazhdon të bëjë presion ndaj Ankarasë që të mos nisë operacion ushtarak tokësor në Siri.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov ekspert në politikën e Lindjes së Mesme dhe Afrikës tha se Rusia po punon intensivisht për të parë situatën në terren, nëse Turqia do të nisë ose jo operacionin ushtarak.

Kujtojmë se që prej 20 nëntorit, Turqia ka kryer operacione ajrore ushtarake kundër grupimit sirian të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në veri të Sirisë, ndërsa janë raportuar sulme në qytetin e Kobanit, si dhe në Irakun verior.

Presidenti turk Tajip Erdogan e quajti operacionin një sukses dhe nuk përjashtoi mundësinë për një operacion tokësor.

/Abcnews.al/