Raportet për përparimin e forcave ukrainasve në vijën e parë frontit janë hedhur poshtë nga Rusia. Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner akuzoi trupat e ushtrisë ruse për braktisjen e pozicioneve rreth Bakhmutit.
Blogerët ushtarakë rusë raportuan përparimet e Ukrainës ose lëvizjet e trupave në disa zona të enjten. Por Kremlini mohoi se Ukraina kishte bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.
“Deklaratat individuale në Telegram për një “përparim” në disa pika në vijën e frontit nuk korrespondojnë me realitetin. Situata e përgjithshme në zonën e operacionit special ushtarak është nën kontroll”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
Presidenti i Ukrainës tha më herët se ishte shumë herët për të filluar një kundërofensivë dhe se nevojiteshin më shumë armë. Prigozhin, i cili është përplasur vazhdimisht me autoritetet ruse tha se situata në Bakhmut, po “zhvillohej në përputhje me skenarët më të këqij të parashikuar”.
“Territoret që kemi marrë prej shumë muajsh me çmimin e gjakut dhe jetës së vëllezërve tanë, tashmë po braktisen nga ata që duhet të na mbrojnë krahët tanë”, tha ai.
/abcnews.al