Rusia: Medvedev kërcënon me sulme anëtarët e NATO-s

schedule08:39 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 08:39 - 17 Dhjetor, 2022

Dmitri Medvedev, ish presidenti i Rusisë ka kërcënuar me sulme vendet anëtare të NATO-s.

“Forcat ushtarake dhe infrastruktura në vendet zyrtarisht në luftë me Rusinë ose aleatët e armikut janë objektiva legjitime të sulmit”, shkroi Medvedev, nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Dhe mes tyre aleati 57-vjeçar i Vladimir Putin përfshin NATO-n.

“Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s pohojnë njëzëri se vendet e tyre dhe e gjithë Aleanca nuk janë në luftë kundër Rusisë.

Por të gjithë e dinë se gjërat janë krejtësisht të ndryshe”, vuri në dukje ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!