Pandemia e koronavirusit është kthyer në një mankth për të gjithë botën, që secili shtet më vete ka marrë masa për izolimin e qytetarëve si një mënyrë për të parandaluar përhapjen.
Rusia së fundmi ka njoftuar se do të mbyllë kufijtë tokësorë me Poloninë dhe Norvegjinë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Vendimi do të hyjë në fuqi në mesnatën e së shtunës dhe do t’u ndalohet hyrja të gjithë shtetasve të huaj, që vijnë nga këto dy vende.
Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ndër të tjera është shprehur se ndalesa aplikohet për të gjithë udhëtarët e huaj, që udhëtojnë drejt Rusisë për arsye “profesionale, private, studimore dhe për turizëm”.
Kjo ndalesë, megjithatë nuk do të vlejë për shtetasit bjellorusë dhe banorët rusë, tha kryeministri Mishustin. Ndërsakohë deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur mbi 5,000 persona dhe janë infektuar mbi 145,000 në të gjithë botën./abcnews.al