Nëndetëset ruse kanë lëshuar raketa balistike në Detin e Japonisë gjatë stërvitjeve, sipas ministrisë së mbrojtjes në Tokio, shkruan la repubblica.
Ministria raportoi se dy nëndetëset e Rusisë lindore, Petropavlovsk-Kamchatsky dhe Volkov, qëlluan një objektiv me raketa lundrimi Kalibr ndërsa kanë publikuar edhe pamjet e lëshimit të raketave.
Situata mes Moskës dhe Tokios vazhdon të jetë e tensionuar. Japonia i është bashkuar sanksioneve të ashpra perëndimore dhe ka mirëpritur disa qindra ukrainas që janë larguar për ti shpëtuar agresionit rus si dhe ka dërguar ndihma ushtarake jo-vdekjeprurëse.
/abcnews.al