Rusia largohet nga Këshilli i Europës: Nuk do të marrim pjesë

schedule09:51 - 10 Mars, 2022

schedule 09:51 - 10 Mars, 2022

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan The Guardian

Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin organizatën europiane të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Rusia u bashkua me Këshillin e Europës në 1996, pas një aplikimi nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për të dërguar vendin drejt demokracisë. Por kontradiktat kanë qenë të shumta  gjatë gjithë kohës.

Disa sugjerojnë se anëtarësimi i Rusisë në organin prej 47 vendesh e ka delegjitimuar atë. Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit të Ukrainës.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Këshilli e ka pezulluar Rusinë.  Hera e parë ishte në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!