Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka reaguar ndaj deklaratave të ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, Ëess Mitchell. Ky i fundit gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe Beograd, ka mbështetur formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se askush nuk vendosë veto për sigurinë e Kosovës. “Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, do të tensionojë situatën edhe më shumë”, tha Zakharova. Ajo shtoi më tej se ushtria është faktor shtesë destabilizues në Europë. Ndërkohë, shpeshherë presidenti I Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se themelimi I ushtrisë është një rrugë pa kthim. Nga ana tjetër Serbia kundërshton me forcë këtë nismë dhe mund të përdorë deputetët e Listës Serbe për të vendosur veto ndaj shndërrimit të FSK në Ushtri. /abcnews.al
Rusia kundër SHBA për Kosovën: Krijimi i ushtrisë tensionon situatën
schedule13:17 - 15 Mars, 2018
schedule 13:17 - 15 Mars, 2018