Rusia kryen sulme masive ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

schedule16:54 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 16:54 - 13 Dhjetor, 2024

Rusia ka kryer sulme të mëdha ajrore kundër objekteve energjetike të Ukrainës, duke i përdorur dhjetëra raketa lundruese dhe dronë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur sulmet “akt terrorizmi”.

Ukraina perëndimore dhe jugperëndimore u goditën nga këto sulme ruse të premten.

Objektet jetike energjetike u goditën në rajonin Transkarpatian, tha guvernatorja rajonale Svitlana Onyshchuk, e cila shtoi se sulmi ndaj këtij rajoni ishte më i madhi që nga fillimi i luftës.

Rajoni perëndimor Ternopil raportoi “pasoja negative” nga sulmet ruse, pa dhënë më shumë hollësi. Në rajonin e Lvivit, i cili ndodhet në perëndim të vendit, Rusia i sulmoi objektet energjetike, tha guvernatori rajonal Maksym Kozytskiy.

Shpërthime të shumta u raportuan në qytetin jugor të Odesës, ndërsa autoritetet në Kiev thanë se sistemet kundërajrore janë duke vepruar të premten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!