Rusia konfirmon vdekjen e Prigozhin/ Agjencia Ajrore ruse: Ishte në avionin që u rrëzua në Moskë

schedule22:16 - 23 Gusht, 2023

schedule 22:16 - 23 Gusht, 2023

Autoriteti i Aviacionit Civil Rus ka konfirmuar se shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin ishte në mesin e 10 personave që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar pasditen e së mërkurës në veri të Moskës. Më herët mediat e huaja raportuan se të gjithë personat e ndodhur në bord kishin vdekur.

Pak më parë, një kanal në telegram që besohet të jetë i lidhur me grupin Wagner tha se Yevgeny Prigozhin ka vdekur. Grey Zone shkroi se ai ishte “vrarë si rezultat i veprimeve të tradhtarëve të Rusisë”.

“Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë., shkroi Grey Zone në Telegram.

Agjencia Federale e Transportit Ajror ka publikuar listën e pasagjerëve në bordin e avionit të rrëzuar:

Në bord raportohet se ishin: 

  • Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner
  • Dmitry Utkin, bashkëthemeluesi i saj
  • Sergej Propustin
  • Yevgeny Makaryan
  • Alexander Totmin
  • Valeriy Chekalov
  • Nikolai Matuseev

Anëtarët e ekuipazhit ishin: 

  • Aleksei Levshin, komandant
  • Rustam Karimov, bashkë-pilot
  • Kristina Raspopova, stjuardesë

Përplasja e avionit erdhi pak muaj pasi ai e nisi Wagnerin në një marshim drejt Moskës, duke synuar të largimin e Putinit nga pushteti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!