Rusia ka konfirmuar rastin e parë me variantin Delta të koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur sot kryetarja e Autoritetit Rregullator të Shëndetit të Konsumatorit Anna Popova ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një grua.
“Dua ta bëj të qartë se ky varianti i virusit u zbulua për herë të parë javën e shkuar në Rusi dhe i kemi kontrolluar informacionet në detaje. Informcionet u konfirmuan, dhe në fakt kemi të bëjmë me variantin Delta Plus. Gruaja e kaloi virusin me simptoma të lehta dhe në këtë rast çdo gjë u mbyll mirë.”
Duke marrë shkas nga zhvillimi i fundit, Popova theksoi rëndësinë e arritjes së imunizimit në masë.
Varianti Delta i koronavirusit, fillimisht i identifikuar në Indi, tetorin e shkuar, njihet kryesisht si varianti indian dhe është më i transmetueshmi mes varianteve. s.b/abcnews.al/