Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rusia kërcënon shtetin më të varfër në Europë për furnizimin me gaz

schedule08:33 - 27 Tetor, 2021

schedule 08:33 - 27 Tetor, 2021

Perspektiva pro-europiane ka penalizuar Moldavinë e cila tashmë po kërcënohet nga Rusia për furnizimin me gaz. Vendi është zhytur në krizë por ministri i Jashtëm Nicu Popesku përpiqet të tregohet pozitiv.

“Të hënën vendi ynë bëri histori. Për herë të parë Moldavia bleu gaz nga një burim që nuk ishte Gazprom i Rusisë”, u shpreh ai për BBC.

Deri më sot 100% e gazit që furnizon Moldavinë ka ardhur nga Rusia por kontrata e tij e furnizimit skadoi në fund të shtatorit. Gazprom e rriti çmimin duke bërë që Moldavia të hezitojë të paguajë.



Në mungesë të një marrëveshje të re, gjiganti rus reduktoi furnizimet duke bërë që Moldavia të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë.

Në orbitën e Moskës, kohët e fundit Moldavia është anuar nga Rusia drejt Perëndimit duke mbështetur lidhjet e ngushta me BE. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!