Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të ketë “pasoja të paparashikuara” nëse Uashingtoni vazhdon të furnizojë me armë Ukrainën , sipas një raporti të Washington Post të publikuar sot .
“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili ka pasoja të padëshiruara për sigurinë rajonale dhe globale ,” këto fjalë sipas gazetës janë thënë nga Rusia në një deklaratë dërguar Shteteve të Bashkuara.
Paralajmërimi i ashpër i Moskës për Uashingtonin vjen vetëm disa orë pas fundosjes së anijes së flotës ruse në Detin e Zi “Moskva ” pas një sulmi raketor “kirurgjikal” nga forcat e armatosura ukrainase dhe dy ditë pas njoftimit se SHBA do t’i japë ndihmë të re ushtarake Ukrainës, me një buxhet prej 800 milionë dollarë.
Pardje, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov , në një intervistë për agjencinë e lajmeve TASS, kishte deklaruar se Rusia do t’i konsideronte si objektiva legjitime ushtarake automjetet e SHBA-së dhe NATO-s që transportonin armë në territorin ukrainas. /abcnews.al/