Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia kërcënon Kievin: Do të rrisim sulmet

schedule10:29 - 15 Prill, 2022

schedule 10:29 - 15 Prill, 2022

Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se ka sulmuar me raketa kryeqytetin e  Ukrainës, Kiev, duke paralajmëruar se do të rrisë sulmet si hakmarrje në ato që i quajti “sulme terroriste” ose “akte sabotimi” të Ukrainës në Rusi, sipas BBC.

Forcat ruse goditën me raketa një fabrikë në qytet gjatë natës, e cila prodhon sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa kundër anijeve.

Si rezultat, “mjetet për prodhimin dhe riparimin e sistemeve të raketave kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketave kundër anijeve, u shkatërruan”, shtoi ministria në një deklaratë të postuar në Telegram.

Të enjten, Rusia akuzoi Ukrainën për dërgimin e helikopterëve përtej kufirit për të sulmuar disa qytete ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!