Rusia ka paralajmëruar Francën dukë thënë se nëse Presidenti Emmanuel Macron dërgon trupa në Ukrainë atëherë ato do të konsiderohen si objektiva legjitime nga ushtria ruse.
Macron ndezi polemika në shkurt duke thënë se ai nuk mund të përjashtonte vendosjen e trupave tokësore në Ukrainë në të ardhmen. Udhëheqësi francez paralajmëroi se nëse Rusia fiton në Ukrainë, atëherë besueshmëria e Europës do të shkatërrohet.
“Është karakteristike që vetë Macron e shpjegon këtë retorikë me dëshirën për të krijuar një lloj “pasigurie strategjike” për Rusinë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Nëse francezët shfaqen në zonën e betejës, ata në mënyrë të pashmangshme do të bëhen objektiva për forcat e armatosura ruse.
Më duket se Parisi tashmë ka prova për këtë”, theksoi ai.
Zakharova tha se Rusia tashmë po sheh një numër në rritje të shtetasve francezë mes të vrarëve në luftën në Ukrainë.
/abcnews.al