Uashingtoni ka akuzuar Moskën se ka orkestruar një sërë sulmesh kibernetike kundër impianteve nukleare, elektrike dhe hidrike në SHBA dhe Europë.
Qëllimi i Moskës është sabotimi apo fikja e tyre në rast të një konflikti. Kështu të paktën shkruan gazeta amerikane “Nju Jork Tajms”, që nënvizon se sulmet janë intensifikuar në fund të 2015, ndërsa po zhvillohej ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Sipas raportimeve, hakerët kanë arritur të kryejnë me sukses disa operacione në Amerikën Veriore dhe në Europë brenda pranverës së 2017-s, pasi Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al