Njeriu që drejton hetimet federale të Ukrainës për krimet e luftës thotë se ekipi i tij ka regjistruar 98,000 shkelje nga forcat ruse që nga fillimi i luftës.
Duke folur për median ukrainase Interfax-Ukraine , Yurii Bielousov tha se shumica dërrmuese e krimeve të luftës po hetohen brenda Ukrainës.
“Fajtorët e këtyre krimeve do të dënohen gjithashtu në Ukrainë”, theksoi ai, shkruan Sky News.
“Vetëm 1%, ose edhe më pak, do të ndiqen penalisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, shtoi prokurori./abcnews.al