Rusia jashtë Euro 2024, UEFA e përjashton nga shorti kualifikues për shkak të pushtimit të Ukrainës

schedule11:05 - 21 Shtator, 2022

schedule 11:05 - 21 Shtator, 2022

Rusia është përjashtuar nga kampionati i ardhshëm evropian për shkak të luftë që po vazhdon ende në Ukrainë.

Komuniteti ekzekutiv i UEFA-s ra dakord të përjashtojë Rusinë nga shorti kualifikues i muajit të ardhshëm si një përgjigje e drejtëpërdrejtë ndaj pushtimit të vazhdueshëm të shtetit të tyre fqinj.

Kjo vjen pas vendimit për ta përjashtuar Rusinë nga play-off i Kupës së Botës, kur Polonia, Suedia dhe Republika Ceke refuzuan të luajnë kundër tyre në shenjë proteste.

Të gjitha skuadrat ruse janë përjashtuar nga garat evropiane të klubeve këtë sezon pasi Evropa bashkohet kundër regjimit të Vladimir Putin .

Në një deklaratë, UEFA konfirmoi: “Të gjitha ekipet ruse janë aktualisht të pezulluara pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të 28 shkurtit 2022, i cili është konfirmuar më tej nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv më 15 korrik 2022. Prandaj Rusia nuk është përfshirë në shortin kualifikues të Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2022-2024”./abcnews.al