Rusia i kundërpërgjigjet Shqipërisë, dëbon diplomaten shqiptare

schedule15:35 - 8 Shkurt, 2021

schedule 15:35 - 8 Shkurt, 2021

Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria më 21 janar për mosrespektimin e masave antiCOVID, ka bërë që Rusia të kundërpërgjigjet duke shpallur si ” persona Non- grata” sekretaren e ambasadës shqiptare në Rusi.

Ministria e Jashtme ruse tha se diplomates shqiptare i është dhënë një afat prej 72 orësh për t’u larguar nga vendi. Marrëdhëniet diplomatike mes Rusisë dhe Shqipërisë u tensionuan dukshëm pas dëbimit të diplomatit rus në 21 janar për shkelje të rregullave anti-COVID, vendim që u konsiderua si justifikim nga pala ruse.

Moska kishte deklaruar më parë se do t’i përgjigjej “lëvizjes jo-miqësore”, të cilën e sheh si një provokim që synon të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve./abcnews.al