Rusia i kërkon Perëndimit të ndryshojë qasje ndaj Koresë së Veriut

schedule15:04 - 29 Mars, 2024

schedule 15:04 - 29 Mars, 2024

Rusia ka vënë veton ndaj rinovimit vjetor të një marrëveshjeje për të monitoruar zbatimin e sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka akuzuar Perëndimin për përpjekje për të “mbytur” Korenë e Veriut, shkruan Sky News.

OKB-ja vendosi sanksione ndaj Koresë së Veriut pasi Pheniani kreu testin e parë bërthamor në vitin 2006.

Moska në vitet e fundit ka kërkuar të forcojë lidhjet e saj me Korenë e Veriut – pasi është larguar nga Perëndimi për shkak të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në shenjë të forcimit të lidhjeve, Vladimir Putin vizitoi vendin vitin e kaluar.

Në atë kohë, ekspertët sugjeruan se presidenti rus po kërkonte armë për të forcuar fushatën e tij në Ukrainë, ndoshta në këmbim të ndihmës me programin raketor dhe satelitor të Koresë së Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!