Rusia i bëri thirrje Izraelit të heqë dorë nga operacioni në Rafah

schedule21:23 - 25 Qershor, 2024

schedule 21:23 - 25 Qershor, 2024

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB Vasiliy Nebenzya tha se Rusia kërkon që Izraeli të braktisë operacionin në Rafah dhe u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të lirojnë të arrestuarit.

Ne kërkojmë që Izraeli të braktisë operacionin në Rafah dhe gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve për një armëpushim të menjëhershëm, pa kushte, lirimin e pengjeve dhe palestinezëve të ndaluar”, tha Nebenzja.

Ai vlerësoi se rezoluta e miratuar më parë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me një plan me faza për armëpushim në Rripin e Gazës nuk ka kontribuar në asgjë.

“Rezoluta 2735 për një marrëveshje të caktuar, rezultati përfundimtar i së cilës supozohej të ishte një armëpushim, të paktën siç pretendojnë autorët amerikanë, nuk funksionon”, tha Nebenzja në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në mesin e qershorit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë amerikane me një plan për një armëpushim gradual në Rripin e Gazës, të paraqitur nga presidenti amerikan Joseph Biden, në tre faza.

Për rezolutën e lartpërmendur votuan 14 vende, ndërsa Rusia abstenoi.

Faza e parë, sipas rezolutës, përfshin një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, tërheqjen e trupave izraelite nga zonat e banuara në Gaza, lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, përfshirë të plagosurit, të moshuarit dhe gratë, dhe shkëmbimin e palestinezëve të arrestuar.

Faza e dytë përfshin një ndërprerje të pacaktuar të armiqësive në këmbim të lirimit të pengjeve të mbetura, si dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza. Në të njëjtën kohë, rezoluta thekson se ndërprerja e armiqësive për një periudhë të pacaktuar parashikohet vetëm me marrëveshjen e të dyja palëve.

Faza e tretë e nismës përfshin nisjen e një “plani rindërtimi shumëvjeçar” për Gazën.

Rezoluta hedh poshtë çdo përpjekje për ndryshime demografike ose territoriale në Rripin e Gazës, duke përfshirë çdo veprim që zvogëlon territorin e enklavës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!