Rusia i bën thirrje banorëve të Khersonit që të largohen sa më parë për të shpëtuar jetën

schedule09:32 - 24 Tetor, 2022

schedule 09:32 - 24 Tetor, 2022

Rusia u ka bërë thirrje banorëve në qytetin e pushtuar ukrainas të Khersonit që të largohen sa më parë për të shpëtuar jetën e tyre, pasi më shumë banorë iu bashkuan një eksodi për t’i shpëtuar një kundërofensive të parashikuar të Ukrainës.

Në një video-mesazh, ministri rus i arsimit Sergei Kravtsov tha:

“Situata sot është e vështirë. Është jetike për të shpëtuar jetën tuaj,”  tha në një video-mesazh, ministri rus i arsimit Sergei Kravtsov.

Përfaqësuesit e Rusisë në rajonin jugor po përpiqen të evakuojnë deri në 60,000 njerëz që jetojnë në bregun perëndimor të lumit Dnipro.

Autoritetet e mbështetura nga Moska raportuan nmungesa të anijeve për të transportuar njerëzit përtej lumit të dielën, për shkak të një “rritjeje të mprehtë të numrit të njerëzve që dëshirojnë të largohen nga qyteti”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!