Rusia hedh poshtë thirrjen e Ukrainës për hapjen e korridoreve humanitare në Mariupol

schedule14:49 - 26 Prill, 2022

schedule 14:49 - 26 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia ka hedhur poshtë propozimin e Ukrainës për hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga Mariupol, sipas The Guardian.

Lavrov tha se ishte shumë herët për të folur se kush do të ndërmjetësonte negociatat, por shtoi se Moska ishte e angazhuar për një zgjidhje diplomatike me Ukrainën.

“Nëse flasim për qëndrime serioze si pjesë e bisedimeve të paqes, ata duhet t’i përgjigjen propozimeve tona sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Ai pretendoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte injoruar propozimet e fundit të Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!