Rusia hedh akuza ndaj Ukrainës: Përfituat nga armëpushimi që shpallëm në fabrikën e çelikut në Mariupol

schedule15:18 - 3 Maj, 2022

schedule 15:18 - 3 Maj, 2022

Rusia ka rinisur sulmet në Mariupol, pasi ka akuzuar Ukrainën se ka përfituar nga armëpushimi në fabrikën e çelikut Azovstal, raporton Skynews.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes ushtria ukrainase ka përfituar nga armëpushimi që Rusia shpalli, për të dalë nga bodrumi ku po qëndronin dhe për të zënë pozicione në ndërtesat e fabrikës.

Lexo edhe: Deputetja ukrainase: “Jemi me fat që kemi një vend mik si Britania e Madhe”

“Njësitë e ushtrisë ruse dhe Republikës Popullore të Donetskut, duke përdorur artileri dhe aviacion, kanë filluar të shkatërrojnë këto pozicione zjarri”, tha Ministria ruse.

Ndërkohë sipas zyrtarëve ukrainas, 200 civilë mbeten ende të bllokuar brenda kompleksit, pavarësisht evakuimit të pjesshëm ditën e djeshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!